UBT News

Arrestohet një 30-vjeçar për vjedhje në Tenezhdoll të Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar një 30-vjeçar pasi që dyshohet se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës.

Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari ka arritur që me forcë të depërtojë brenda një shtëpie dhe aty ka marrë një shumë të parave si dhe stoli ali në vlerë mbi 7 mijë euro.

“Rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 09.01.2021, ku personi i dyshuar ka arritur që me forcë të depërtojë brenda një shtëpie dhe nga aty ka marrë një shumë të parave si dhe stoli ari (vlera në total arrinë mbi 7000 euro). Personi i dyshuar: F.A. (mashkull) 30 vjeç, shtetas kosovar, pas arrestimit me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja./UBTNews

Exit mobile version