Policia e Kosovës ka arrestuar sot V.D, 27-vjeçar në Ferizaj për grabitje. Sipas Policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Grabitje”, me dënim burgimi prej gjashtë muajve.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim./UBTNews