Është arrestuar një 24 vjeçar në Prishtinë nën dyshimin se ka keqpërdorur kartelat bankare.
“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për disa raste që kanë të bëjnë me keqpërdorim të kartelave bankare. Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarën A.G, 24 vjeç dhe në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit””, thuhet në njoftimin e policisë./D.B/EO