Dje Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar në Vushtrri i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.
Arrestimi i të dyshuarit A.J, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 2 prill 2022 në Vushtri, i dyshuari ka kryer veprën penale, ku cak i vjedhjes ishte një shtëpi private.
Policia e Kosovës raporton se pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./UBTNews/
Edlira Paçarizi, studente e vitit të dytë në Shkenca Politike në UBT