Policia e Kosovës ka arrestuar dje një 18-vjeçar nga Mitrovica, i cili dyshohet për shtatë rasteve të vjedhjeve, raste këto të raportuara në dy muajt e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin pjesë të veturave (katalizatorë).
Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar disa nga katalizatorët e vjedhur.
“Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews