UBT News

Arrestohet një 17-vjeçar për 24 raste të vjedhjeve

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 17-vjeçar në Prishtinë i dyshuar për 24 raste të vjedhjeve. I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, për tu proceduar më tej.

“Puna policore e organizuar me veprime specifike operative me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, sot ka rezultuar me arrestimin e një prej të dyshuarve të implikuar në rastet e tilla.• V. B. 17 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, pasi është identifikuar është arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në 24 vepra të ndryshme kryesisht vjedhje dhe vjedhje të rënda”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovë./UBTNews

Exit mobile version