UBT News

Arrestohet një 17-vjeçar i dyshuar për grabitje

Policia e Kosovës ka arrestuar një 17-vjeçar i dyshuar se ka kryer një grabitje në Istog më 13 shtator të këtij viti.

Në mëngjesin e 13 shtatorit, dy persona të panjohur kishin sulmuar fizikisht dhe e kishin goditur me thikë dhe e kishin kërcënuar me armë një person. Nga viktima kishin grabitur një sasi të arit, ndërsa viktima mori lëndime trupore.

“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve intensive nga ana e hetuesve Rajonal në Pejë, me datë 22.09. 2021, është arrit të identifikohet dhe arrestohet njëri nga dy të dyshuarit. -B. K. lindur 2004. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh”, thuhet nga Policia e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version