UBT News

Arrestohet në Vushtrri personi i kërkuar me urdhër të Gjykatës

Gjatë ditës së sotme, polica në Vushtrri ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata. Policia njofton se personi i kërkuar është arrestuar në shtëpinë e tij.

“Bëhet fjalë për K.H., 26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-dega ne Vushtrri, i kishte lëshuar urdhëresat, për  tri vepra penale “Vjedhje e pyllit’”, njofton policia.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Exit mobile version