Një trafikant italian droge, një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë, është arrestuar në Siri dhe është ekstraduar në Itali, sipas zyrtarëve italianë dhe një grupi rebel xhihadist sirian.
Trafikanti i fundit i madh i drogës nga rajoni i Napolit që deri më tani ishte në arrati, Bruno Carbone u arrestua kur zbriti nga avioni mëngjesin e të martës në aeroportin Ciampino të Romës, tha policia napolitane në një deklaratë.
Carbone, 45-vjeçar, i dënuar në mungesë në Itali me 20 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge përgjatë rrugës Spanjë-Napoli-Sicili, ishte në arrati që nga viti 2003./UBTNews/