Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe zhvillim të bixhozit të paligjshëm. Gjatë një kontrolli në një lokal në Podujevë, njësiti policor ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar duke organizuar lojëra të fatit pa autorizim.
Si prova materiale janë sekuestruar 85 euro para të gatshme, 1000 dinarë serbë, si dhe pajisje të ndryshme elektronike që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nga njësiti policor në një lokal është hasur duke organizuar lojëra të fatit. Si prova materiale se në atë lokal janë zhvilluar lojëra fati janë sekuestruar: 85 euro para të gatshme, 1000 dinarë dhe pajisje të ndryshme elektronike që mundësojnë zhvillim e kësaj veprimtarie të kundërligjshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTnews