Një bloger ushtarak rus, i cili ka qenë shpesh kritikues për mënyrën se si është zhvilluar fushata në Ukrainë, është arrestuar në Moskë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, RIA Novosti.
“Ndaj administratorit të kanalit në Telegram, Moskova Calling Andrey Kurshin u hap një çështje penale për lajme të rreme për ushtrinë ruse”, raporton agjencia.
Moska vendosi sanksione të ashpra për përhapjen e “lajmeve të rreme” për ushtrinë menjëherë pasi pushtoi Ukrainën, në mes të një goditjeje brutale ndaj disidencës.
Kanali i tij në Telegram ka rreth 87 mijë abonentë./UBTNews/