UBT News

Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për narkotikë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët e stacionit në Fushë Kosovë, kanë arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas njoftimit, i arrestuari me inicialet D.E., mashkull, është ndaluar në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata.

Pas arrestimit, ai është dërguar për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e tetë muajsh.

Gjithashtu, ndaj tij është shqiptuar edhe një gjobë në vlerë prej 20 mijë eurosh, në përputhje me vendimin gjyqësor.

/A.K/

Exit mobile version