Në Francë është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Mediat franceze raportojnë se Khaled Aedh Al-Otaibi u arrestua në aeroportin Charles-de-Gaulle të martën. Ai është njëri nga 26 sauditët e kërkuar nga Turqia për vrasjen e gazetarit.
Personi i arrestuar sipas mediave franceze, ka qenë pjesë e Gardës Mbretërore të Arabisë Saudite. Ai besohet të jetë i përfshirë në vrasjen e gazetarit saudit.
Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë në Riad, u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018./UBTNews