UBT News

Arrestohet menaxheri i Hekurudhave Serbe për tragjedinë e Novi Sadit

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, u arrestuan menaxheri i zhvillimit të investimeve në Hekurudhat e Serbisë dhe tre anëtarë të Komisionit të Inspektimit Teknik të Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit.

Ata dyshohen për punë të pakujdesshme, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepër të rëndë kundër sigurisë publike që solli shembjen e një tende ku humbën jetën 15 persona dhe plagosën rëndë dy. Një anëtar i komisionit të inspektimit teknik të stacionit është në arrati. Aktakuza për shembjen e tendës u ngrit në fund të vitit të kaluar kundër 13 personave, duke përfshirë ish-ministrin e ndërtimit Goran Vesiq dhe ish-drejtoreshën e Infrastrukturës së Hekurudhave të Serbisë, Jelena Tanaskovic./UBTNews/

Exit mobile version