UBT News

Viktima e dhunimit në Obiliq është e mitur, Prokuroria jep detaje

Policia e Kosovës sot njoftoj për një rast dhunimi që ka ndodhur në Komunën e Obiliqit. Sipas policisë viktima femër shtatzënë ishte pranuar në QKUK, dhe se lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar.

“Është marr informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë bërë të ditur se viktima është një e mitur.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një (1) personi, i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së.

“Meqë rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japim detaje, derisa ju njoftojmë se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, ka deklaruar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Telegrafi mëson se e mitura ka mbetur shtatzënë si rezultat i dhunimit. Kujtojmë se kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e dhunimeve në vendin tonë./UBTNews/

Exit mobile version