UBT News

Arrestohet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Burimet mediatike kanë raportuar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar pas një periudhe hetimi që ka përfshirë katër vepra penale. Forcat e BKH-së kanë ndërhyrë mesditën e sotme në ambientet e Bashkisë së Tiranës, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj Veliajt.

Prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” për Veliajn. Po ashtu, është kërkuar arresti i një zyrtari tjetër të lartë, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.

Lajmi është konfirmuar nga disa gazetarë, por ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia apo nga SPAK. Ky zhvillim ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, duke përfshirë spekulime për arsyet e këtij hetimi dhe arrestimi./UBTNews/

Exit mobile version