Është arrestuar Agim Nuha, ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë, pas një operacioni policor në këtë dikaster. Përveç Nuhës, janë arrestuar edhe disa zyrtarë të tjerë.
Ky aksion policor ka filluar në orën 08:00 të mëngjesit dhe është duke vazhduar ende.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani konfirmoi për UBTNews se aksioni policor po zhvillohet edhe në disa lokacione të tjera./UBTNews