Janë arrestaur dy persona në Prishtinë, që dyshohen për mashtrime me testimin për patentë shofer.
Policia e Kosovës njoftoi se tek njëri i dyshuar janë gjetur një kamerë trupi, një kufje e vendosur në vesh dhe një paisje shtesë përmes të cilës i dyshuari ka komunikuar me pronarin e një autoshkolle në mënyre që ta kalonte provimin teorik për patentë shofer.
Nga raporti i policisë thuhet se: “Lidhur me rastin është arrestuar pronari i auto-shkollës që është përfshirë në rast. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar edhe një i dyshuar tjetër që për momentin ndodhet në arrati i cili dyshohet se në këmbim të parave i ka lëshuar të dyshuarit të parë vërtetimin për aftësim të kandidatit pa qenë prezent fare. Me vendim të prokurorit dy të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”./UBTNews/