Është arrestuar Jakup Krasniqi. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Valon Hasani, i cili ka bërë të ditur se ai u nis në Hagë pas konfirmimit të aktakuzës.
“Sot prokuroria ka pasur aksion dhe në bazë të urdhrit është arrestuar Jakup Krasniqi. Tani sapo është nisur në Hagë, është konfirmuar aktakuza ndaj tij dhe shumë shpejtë do të dalë para gjykatës. Tani sapo përfundoi bastisja dhe me përfundimin e bastisjes është nisur për në Hagë. Dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara, por janë në kuadër të veprave që bien nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, ka thënë ai./UBTNews