Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë të dyshuarin për vrasjen e djalit të axhës në Novosellë të Pejës. Arrestimi i tij u bë falë bashkëpunimit me qytetarët, meqë që nga data 25 prill, Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët pë arrestimin e tij.
“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 29.04.2021, është bërë arrestimi i tij. I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor”, njofton PK-ja.
Rasti kishte ndodhur të shtunën pas një konflikti për çështje pronësore./UBTNews
KOMUNIKATË PËR MEDIA-SHTESE Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e…
Posted by Kosovo Police on Thursday, April 29, 2021