UBT News

​Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vushtrri

 Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet për vrasjen e 19-vjeçarit A.Z. në Vushtrri.

Policia ka bërë me dije se dje rreth orës 20:35, ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

“Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raporton e policisë.

Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.

“Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek. Me aktvendim të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet tutje.

Rrjedha hetimore sipas policisë është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.

Exit mobile version