Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar A.I lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës për vrasjen e dy vëllezërve, D.M dhe N.M para shtëpisë së tyre.
I njëjti bëhet e ditur se ka qenë më parë kishte qenë në arrati, kurse sot rreth orës 06:30 atë e kishin gjetur zyrtarët policorë derisa fshihej në shtëpi të pabanuara në një fshat aty pranë, në Pllaçicë.
Policia kishte rënë në gjurmët e tij, dhe e kishin arrestuar, i njëjti ishte i lënduar dhe pas arrestimit e kanë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Pas ndihmës mjekësore që mori në QKMF-në në fjalë u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas Prokurorisë, lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente./S.K/KP/
