Hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve nga Drejtoria rajonale në Ferizaj kanë identifikuar dhe arrestuar njërin nga personat e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë.
I dyshuar, G.H. (m/shtetas i Republikës së Shqipërisë, 30 vjeç), në bashkëpunim me disa persona të dyshuar më 12.08.2021, rreth orës 04:50 minuta, në Ferizaj, rruga “Sali Qeku” kanë hy me forcë në lokalet e një kompanie ndërtimore dhe kanë vjedhur mjete pune në vlerë 7.000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë ndaj të dyshuarit, kurse lidhur me rastin janë duke vazhduar hetimet për personat tjerë.