Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan me datën 26.01.2023 pas një pune hetimore mirë të organizuar dhe veprimeve operacionale ka arritur që të lokalizoj dhe të arrestoj të dyshuarin shqiptar F.H. (1983). Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në një njoftim për media.
“Arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i involvuar në një rast ,,Vjedhje rëndë’’ dhe ,,Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’’ i ndodhur me datën 14.09.2020 në një lokal afarist në Gjilan. I njëjti po ashtu ishte në kërkim policor edhe në bazë të një urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan. Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Nga Prokurori i Shtetit ndaj tij është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar policia.