FBI ka arrestuar një person lidhur me vendosjen e dy bombave cilindrike jashtë selive të Komitetit Kombëtar Republikan dhe Demokrat në Uashington, natën para sulmit në Kapitol më 6 janar 2021.
Ai do të përballet me akuza në një gjykatë federale sot, thotë një burim i FBI-së për CBS. Zyrtarët ende nuk kanë komentuar mbi identitetin e tij apo mbi atë që çoi në arrestimin e tij.
Arrestimi vjen pas një ndjekjeje pothuajse pesëvjeçare, e cila përfshiu një hetim të gjerë dhe një shpërblim prej 500 mijë dollarësh.
Bombat u vendosën natën para sulmit dhe u zbuluan ndërsa turmat filluan të sulmonin Kapitolin. Ato u neutralizuan në mënyrë të sigurt dhe nuk shpërthyen.
Më herët këtë vit, FBI publikoi pamje nga kamerat e sigurisë që duket se tregojnë një individ duke vendosur një bombë pranë një stoli jashtë ndërtesës së Komitetit Demokrat Kombëtar./S.K/KP/
