Një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë në vitin 2021.
Rasti në polici është hapur si “sulm seksual”.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM SEKSUAL/Prishtinë 30.08.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Sipas ankueses, ngjarja ka ndodhur në vitin 2021. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.