Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale ndaj një gruaje kosovare.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore në IML, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës./betimipërdrejtësi