UBT News

Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës mbrëmë në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave te siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave te fatit.

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre televizorë, tre kompjuterë, dy printerë, tiketa të basteve dhe një shumë e parave”, bëhet e ditur në komunikatë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedure të rregullt, derisa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Exit mobile version