UBT News

Arrestohet i dyshuari për grabitje në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet S.I. (1982) në momentin kur i dyshuari ka tentuar që të kryejë një grabitje në një lokal afarist tregtar në qytetin e Gjilanit.

I njëjti nën kërcënim të armës fillimisht kishte arritur që nga arka e shitjes punëtorit të marketit t’ia grabiste një sasi të konsiderueshme të hollash, por punëtorët tjerë prezentë kanë ndërhyrë dhe kanë arritur që ta ndalin të dyshuarin, gjersa shumë shpejt njësitet të shumta patrulluese policore kanë arrit në vende të ngjarjes dhe e kanë arrestuar të dyshuarin.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë e zjarrit revole e modelit “Browing Belgium” me katër fishekë.

I dyshimti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë hetimeve në vijim janë gjetur prova të qëndrueshme se ky i dyshuar besohet se është i involvuar edhe në një rast tjetër grabitje që ka ndodhur më 16.11.2022 në një pikë karburanti në rrethinën e qytetit të Gjilanit.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet po kryhen nga njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan.

Exit mobile version