Në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale”.
Dyshohet se i njëjti u ka dhënë ndihmë të dyshuarve për veprën penale “Grabitje-në tentativë ” që ka ndodhur afërsisht para një viti në Prizren.
Me datë 15 nëntor 2021 në Prizren , disa persona të armatosur kanë tentuar që të grabisin një argjendari, njofton policia.
Njoftimi i policisë:
Me datë 13 Shator 2022, falë punës së pandalshme të hetuesve policor të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale”, dyshohet se i njëjti ka dhënë ndihme të dyshuarve për veprën penale “Grabitje-në tentativë ” që ka ndodhur afërsisht para një viti në Prizren.
Pronarët kanë rezistuar dhe të dyshimtët janë larguar nga vendi pa arritur që të grabisin argjendarinë.
Gjatë përleshjes dy viktimat -babë e birë (pronar të argjendarisë ) janë plagosur me armë zjarri.
Të dyshimtët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes , në dalje të Prizrenit i kanë vënë zjarrin automjetit të tyre dhe e kanë grabitur një automjet tjetër.
Gjatë ikjes të njëjtin kanë shkëmbyer zjarr edhe me Policin në hyrje të autostradës në Suharekë.
Pastaj automjeti i grabitur është gjetur i djegur në fshatin Murg.
Policia ka mbledhë provat dhe dëshmitë dhe pas disa ditësh katër të dyshuar janë identifikuar arrestuar, ndërsa sot është arrestuar personi i pestë i dyshuar për dhënie të ndihmës.