UBT News

Arrestohet i dënuari me 10 muaj burg për narkotikë në Prizren

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar nga autoritetet, i cili ishte i dënuar me 10 muaj burg efektiv për veprën penale “Shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.

Sipas policisë, më 16 qershor 2026, njësiti për realizimin e urdhëresave i Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore, ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin Xh.K., mashkull nga Prizreni.

I njëjti ishte në kërkim me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Pas arrestimit, fillimisht është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit në burg.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në arrestimin e personave të kërkuar, si dhe në parandalimin e veprave penale që cenojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

/A.K/

Exit mobile version