UBT News

Arrestohet Hysni Gucati

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati është arrestuar sot nga policia e EULEX-it. Lajmin e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi, i cili me anë të një shkrimi në Facebook ka njoftuar se Gucati do të transferohet në Hagë.

Gashi thotë se po vazhdojnë bastisjet e EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së.

“Tani u arrestu nga policija e eulexit kryetari i OVL te UÇK zoti Hysni Gucati dhe do te transferohet ne Hague!Bastisjet po vazhdojn!”, shkroi Gashi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version