Një turiste holandeze, 29-vjeçare, është arrestuar në Poloni pasi bëri përshëndetjen naziste jashtë portave të kampit të vdekjes, Aushvic-Birkenau, përcjell UBT News.
Bartosz Izdebski, kreu i zyrës së shtypit të Muzeut Përkujtimor të Aushvicit, tha se turistja i kishte kërkuar të shoqit që t’i bënte një foto përpara portës Arbeit Macht Frei. Gardianët thirrën policinë kur e vunë re duke dhënë përshëndetje naziste. Bashkë me të u ndalua edhe burri i saj. Të dy u dërguan në një stacion policie për t’u marrë në pyetje dhe gruaja u gjobit.
Turistja u tha autoriteteve se gjesti i saj ishte “një shaka”, për të cilën ajo tha se ishte penduar.
Në Poloni, mbështetja publike e çdo simboli apo gjesti të regjimit nazist mund të çojë deri në dy vjet burgim.
Në vitin 2013, dy studentë turq u gjobitën dhe u dënuan me gjashtë muaj burg për përshëndetjen naziste jashtë portave kryesore të kampit./UBTNews/