Autoritetet e sigurisë në Meksikë e kanë arrestuar gruan e bosit më të kërkuar të karteleve meksikane, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Ministria e përshkroi kapjen e Rosalinda Gonzalez, gruas së liderit të gjeneratës së re të Haliskos (Jalisco), Nemesio Oseguera, si “një goditje të rëndësishme për strukturën financiare të organizatës kriminale në shtetin Jalisco”.
Oseguera është një nga personat më të kërkuar nga Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jalisco Nueva Generacion është një prej karteleve më të fuqishme meksikane dhe konsiderohet përgjegjës për disa nga sulmet më të dhunshme ndaj forcave të sigurisë në vend, si tragjedia e vitit 2015 ku në një pritë u vranë 15 efektivë./UBTNews