Një burrë u arrestua dje në Gjilan për dhunë në familje dhe kansoje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një thikë dhe një shkop druri”, informoi Policia.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.