Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një zyrtar policor lidhur me keqtrajtimin e një 18-vjeçari, rast që ditë më parë u raportua në media.
Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. I njëjti ishte suspenduar ditë më herët me rekomandim të IPK-së.
“Hetimi kishte filluar nga IPK kur përmes rrugëve operative hetuesit kanë siguruar një informacion (vide-incizim) në bazë të të cilit dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Prishtinë. Ky është zyrtari i dytë policor i arrestuar lidhur me rastin e njëjtë pasi qëIPK-ja kishte arrestuar edhe një zyrtar policor të dyshuar më 28.01.2021”, thuhet në njoftim./UBTNews