Është arrestuar edhe një tjetër person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “ndihmë” në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se i njëjti është ndaluar për 48 orë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në vazhdën e veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë”(në kryerjen e veprës penale të dhunimit), sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11-vjeçares, në qershor të vitit 2022”, thuhet në komunikatë për media.
Aty thuhet se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.