Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dielën, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një grua në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit policor të së hënës, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima femër ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë.