Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Maliq Berishës, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
I dyshuari i lartcekur është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë.