UBT News

Arrestohet Dardan Krivaqa

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Dardan Krivaqën, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar përmes një njoftimi edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku mes tjerash bëhet e ditur se arrestimi ka ndodhur sot rreth orës 12:05 minuta.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18-vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar (D.K) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version