Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj djalit të tij të mitur.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima është dërguar në strehimore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.