Është arrestuar të martën një person në Lipjan, pasi i njëjti dyshohet se kishte kanosur djalin e tij të mitur.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është lajmëruar nga vet fëmija.
“Ankuesi mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është kanosur nga babai i tij. Me datën 21.12.2021 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.