Një avokat grek i cili ishte në krye të fushatave online kundër vaksinimit u arrestua të mërkurën për përhapjen e lajmeve të rreme për pandeminë në mediat sociale, në aplikimin e parë të ligjit të ri të miratuar në parlament më 12 nëntor.
Nikos Antoniadis akuzohet gjithashtu për nxitje të mosbindjes – të dyja akuzat janë kundërvajtje, përcjell UBT News.
Dosja ndaj tij u formua nga divizioni i policisë për krimin kibernetik pas një denoncimi që përmbante prova ku dyshohet se avokati deklaronte se nuk ka koronavirus, se intubimi i pacientëve është bërë pa ndonjë arsye të mirë dhe se vaksinat kundër Covid- 19 kanë efekte anësore.
Arrestimi i tij është urdhëruar nga Prokuroria e Athinës, e cila prej kohësh po kryen hetimet përkatëse për veprimtarinë e personave që janë kundër vaksinave.
Pas intervistimit avokati është lënë i lirë, megjithatë prokurori do të vendosë nëse do të vazhdojë ndjekjen apo do të vazhdojë hetimet paraprake./UBTNews/