Një adoleshent në Kanada është arrestuar për vjedhjen e dyshuar të 46 milionë dollarëve kanadezë ose 32 milionë euro vlerë të kriptovalutave.
Viktima ishte shënjestër e një sulmi që përfshin ndërrimin e kartës SIM. Kjo ka të bëjë me mbledhjen e disa detajeve personale të viktimës, më pas telefonimin e operatorit të telefonit celular në mënyrë që ta mashtrojë atë për t’i dërguar një kartë SIM. Kjo kartë mund të futet më pas në telefonin e autorit dhe mund të ketë pasoja të rrezikshme pasi numrat e telefonit përdoren shpesh për identifikimin me dy faktorë.
Transaksioni ngjalli dyshime dhe çoi në gjurmimin e tyre nga policia e Hamilton, me ndihmën e FBI-së.
Lidhur me llojin e kriptos së vjedhur dhe emrin e të dyshuarit nuk u dhanë detaje./UBTNews/