S.P., i lindur në vitin 1990 është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi dyshohet se mbrëmë në Gjakovë ka plagosur dy persona, njëri nga ta kalimtar rasti.
Te i dyshuari është gjetur edhe arma e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim policor prej 48-orësh.
Për rastin ka njoftuar sot policia me anë të raportit 24-orësh.
“Gjakovë, 10.08.2021-19:37. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar , ku gjatë të shtënave është plagosur edhe një kalimtar rasti viktimë mashkull kosovar. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK ndërsa viktima tjetër pasi trajtimit mjekësor është liruar”, ka njoftuar policia sot.