UBT News

Arrestohet 22-vjeçari i dyshuar për 16 raste të veprave penale

Njësitet policore në Suharekë kanë arrestuar të martën të dyshuarin K. I., 22-vjeçar, mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të disa të veprave penale te vjedhjeve të rënda në Suharekë.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se pas verifikimeve dhe bashkëveprimit ndërmjet hetueseve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë dhe hetuesve të Stacionit Policor në Suharekë, ka rezultuar se personi i arrestuar ishte po i njëjti, i cili ishte në kërkim si i dyshuar edhe për 16 vepra penale të ndryshme te raportuara ne rajonin e Mitrovicës si: vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje, tentim grabitje, ku cak i këtyre veprave ishin: dyqane, shtëpi, çanta krahu, portofola, ndërsa grabitje të kryera në filiale për transferim të parave dhe pompa të derivateve.

Mbi dyshime të bazuara në kërkim të të dyshuarit lidhur me veprat penale, hetuesit e Rajonit të Mitrovicës, javë më parë në lokacione të ndryshme në Mitrovicë përfshirë edhe vendbanimin e tij kanë kryer bastisje, me ç’ rast gjatë bastisjeve në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe sekuestruar çanta, portofol, stoli ari, kapela, vegla te ndryshme, dylbi, çelësa të veturave, pistoletë lodër, thika, motorola, telefona, pasaportë, veshmbathje dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastet në fjalë.

Të gjitha dëshmitë do te procedohen në rast si prova materiale.

Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. 

Exit mobile version