Policia ka arrestuar tri mësuese në një çerdhe në Japoninë qendrore nën dyshimet se kanë abuzuar me disa fëmijë, duke i goditur në kokë, mbyllur në banjë, e forma të tjera të abuzimit.
Policia e prefekturës Shizuoka tha se arrestoi tri gra të dielën nën dyshimet se kanë sulmuar të paktën tre fëmijë gjatë muajit qershor në një çerdhe në qytetin Susono, rrëzë malit Fuji.
Kryetari i bashkisë së Susonos, Harukaze Murata, u tha gazetarëve të hënën se ai ka paraqitur edhe një kallëzim penal kundër drejtorit të shkollës, Toshihiko Sakurai, për gjoja fshehjen e abuzimeve.
Murata i kërkoi policisë të zgjerojë hetimet./UBTNews/