Policia në Gjakovë të enjten ka arritur të identifikojë dhe arrestojë tre të dyshuar me inicialet R. S., Gj. K. dhe A. G., mbi dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit me datën 16.08.2023 kishin qenë të përfshirë në dy rastet e vjedhjeve në këtë komunë.
Me datën 16.08.2023, nga dy ankues janë raportuar në polici raste të vjedhjeve. Në njërin rast është raportuar vjedhja e disa mjeteve të punës në vlerë rreth 700 euro në një punëtori në rrugën “Avdullah Babalija”, ndërsa në rastin tjetër është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Agim Haxhiavdyli” persona të panjohur pasi kishin thyer një dritare, kishin hyrë brenda dhe kishin vjedhur një kamerë sigurie.
Policia njofton se në posedim të të arrestuarve tani janë gjetur dhe sekuestruar mjetet e punës të cilat ishin vjedhur në rastet e raportuara.
Dy të dyshuarit janë ndalur në mbajtje dhe është iniciuar rast “Vjedhje e rëndë”, ndërsa mjetet e punës i janë kthyer pronarit.