Tre persona janë arrestuar për transportimin e barnave të falsifikuara kundër kancerit nga Rusia në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët e sigurisë.
Shumica e barnave të tilla u krijuan në Rusi dhe në disa vende të Lindjes së Mesme, tha Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës.
Në Ukrainë, ato shiteshin në internet dhe shpërndaheshin përmes farmacive të kontrolluara dhe shërbimeve postare.
Autorët e dyshuar u ekspozuan pas një operacioni special.
“Një hetim është në vazhdim për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit dhe për të nxjerrë autorët para drejtësisë. Ata [mund të] dënohen me 10 vjet burg”, thuhet në njoftim./UBTNews/