Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në rrahje.
Në raport thuhet se viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Novobërdë / 25.10.2025 – 23:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se janë përfshirë në një rrahje. Si pasojë, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/
